top of page
Fountain pen

KUSH JEMI

Foto Porcelan Genci i ka fillimet e tij prej vitt 1989.Punimi i fotografisë në porcelan ka kaluar në faza të ndryshme nisur nga punimi manual në bardh e zi, duke vazhduar me sistemin kromalin me 4 filma e deri sot me pajisje digitale inteligjente me rezolucion 2400 x2400 dpi deri ne formate 60 cm x 90 cm.

Ne proçesin e fotoporcelanit ngjyrat nuk jane njesoj si ato te ekranit,por duke u mbeshtet gjithmone tek teknologjia me e fundit ne jemi shume prane ngjyrave origjinale te fotos.Te gjitha fotot ne faqe jane me ngjyrat e personalizuara per porcelan,qe do te thote se cfare shikohet ne faqe del ne pllake.

 

Ne parimin tone te punes  gjithmone parapregatisim foton me ngjyrat e porcelanit dhe i tregojme klientit nje prove se si do te dale para se ta pjekim ne furre ne temp 900 grade celsius.Ne çmim eshte pefshire transporti dhe TVSH, brenda  teritorit Shqiptar.

Order Is Complete
Delivery

01.

SI KRYHET POROSIA ?

Porosia kryhet ne dy menyra :-1. Duke derguar foton direkt ne nje nga pikat tona ne Fier, Kombinat ,Tufine , Pogradec ose  duke e derguar ne menyre electronike me e-mail

genciporcelan@gmail.com, whatsapp 0697680045
Fotografia duhet te jete me e madhe se 300kb dhe me e vogel se 10mb .

02.

Përpunimi dhe përgatitja e fotos

Fotoja kalon në fazën e përpunimit grafik për të përshtatur nevojat e klientit. Duke kaluar ne nje punim te imet ne retush, montazh, ngjyrosje për të siguruar cilësi maksimale dhe konfirmimin e porosisë para prodhimit.

03.

Aplikimi i fotos në porcelan me bojra qeramike

Më pas, printohet me bojëra  speciale të qëndrueshme ndaj temperaturave të larta.Procesi i printimit kryhet ne printer-fotokopje i adoptuar per bojera qeramike per te duruar pjekjen e pllakes.

04.

Pjekja ne furre speciale

Pjekja kalon ne temperature 900 grade.
Ne kete temperature smalti i porcelanit shkrin duke lejuar ngjyrat te futen brenda porcelanit dhe kur ftohet pllaka bojerat ndodhen ne mes te smaltit dhe porcelanit, duke realizuare kompaktesine e ngjyrave dhe jetegjatesine e tyre.

05.

TEKNOLOGJIA E PRINTIMIT

Tekonologjine e printimit e kemi filluar ne menyre artizane me dore me nje film bardh e zi,me vone me 4 filma me sistemin Cromalin te Do Point,duke vijuar me printera digital Ricoh,Xerox,Canon me resolucuion final 2400x2400 dpi.

06.

DOREZIMI

Tre-pesë ditë nga aprovimi i fotos,fotografia ne porcelan do te jete ne adresen e kërkuar .

Per formate te medha dhe porosi unike ,nga momenti i aprovimit afati eshte 7-10 dite.

bottom of page